“Revoltë. Ajo Tha. Revoltohu Sërish.”, shkruar nga Alice Birch dhe me regji nga Zana Hoxha, është një analizë e mprehtë, e zgjuar dhe e thellë mbi çfarë do të thotë të jesh grua, e interpretuar nga një kast tërësisht gra, duke përfshirë Natalia May, Xixi Xiao, Tanaka Mpofu dhe Olive McHugh.
Bota jonë post-apokaliptike, e dizajnuar nga Grace Rumsey, ri-imagjinon rregullat dhe traditat e mëparshme që çuan shoqërinë tonë drejt fundit. Ajo ngre pyetjen: Çfarë na ndalon të bëjmë diçka me të vërtetë radikale për të shpëtuar të ardhmen tonë? Revoluciononi gjuhën, Revoluciononi botën. Revoluciononi punën. Revoluciononi trupin. Gjallërohuni!
pati premierën e saj më 5 shtator në Greenhouse Festival, Londër. Deri tani, është shfaqur katër herë, përfshirë edhe më 28 shtator, 2024 në edicionin e 12-të të Festivalit FemArt.
Dramaturge: Alice Birch
Regjisore: Zana Hoxha
Aktore: Olive McHugh, Tanaka Mpofu, Xixi Xiao, Natalia May
Skenografia dhe Kostumet: Grace Rumsey
Dizajnere Ndriçimi: Ghoti Fisher
Dizajneri i Zërit: Aidan Gibson
Koreografe: Kristin Fredrickson
Konsulente për Instrumentet: Julia Deng Hanzu
Menaxhere e Skenës: Ace Turner
Asistente e Skenografisë dhe Kostumeve: Xiaomin Fan
Produksioni: LAMDA dhe Orange Tree Theatre
Për më tepër mbi shfaqjen lexoni këto analiza:
Nga Shqipe Malushi: https://femart-ks.com/sq/revolt-she-said-revolt-again/
Nga Gili Hoxhaj: https://femart-ks.com/sq/revolte-ajo-tha-revoltohu-serish-hapi-rruge-per-veprim-permes-teatrit//