Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/u728735110/domains/zanahoxha.com/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
zh_superadmin, Author at Zana Hoxha
All Posts By

zh_superadmin

Regjisorja Zana Hoxha sjell detajet për shfaqjen “ÇIMKA”, që do të jepet premierë më 1 Maj, 2022 në “Shtëpinë e Gjetheve” në Tiranë

Premiera e “Çimka-s” në “shtëpinë e gjetheve”
https://www.youtube.com/watch?v=eaZFiDetn6s

“Çimka”, shfaqja teatrale që hedh dritë mbi dy botë paralele të përgjimit të shqiptarëve | ABC News
https://www.youtube.com/watch?v=m9kQwVUWpn8

– “Çimka” vjen në Shtëpinë me Gjethe/ Shfaqja hedh dritë mbi përgjimet në komunizëm
https://www.vizionplus.tv/cimka-vjen-ne-shtepine-me-gjethe-shfaqja-hedh-drite-mbi-pergjimet-ne-komunizem/

– ‘Çimka’, një performancë për përgjimet në Kosovë e Shqipëri, regjisorja: Musine Kokalari e Dervish Shaqa protagonistët, tabloja e Edison Gjergos si simbol censure
https://www.youtube.com/watch?v=5J1MNCgieqk

-Rudina – “Çimka” / Shfaqja e veçantë, që rrëfen historitë e vërteta të regjimit komunist
https://www.youtube.com/watch?v=l3IqPymf4X4

-Shfaqja “Çimkat” rikthen në skenë krimi Muzeun “Shtëpia me gjethe”/ Shqiptarët e shtypur në komunizëm, skena krimesh dhe vrasjesh
https://www.youtube.com/watch?v=ue0tNOR1aoM


Disa fotografi nga procesi i shfaqjes “Çimka”

Zgjimi i Pranverës-krijim nga koha e COVID19

Shfaqja muzikore “ZGJIMI I PRANVERËS”

Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90ta. Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

Rinia dhe nevojat e natyrshme të rinisë nuk kanë qenë prioritet andaj edhe informacionet për seksualitetin, ndjenjat, dashuria e përvojat e tyre kanë qenë të limituara dhe të neglizhuara nga familja, shkolla e shoqëria. Dhuna në shkollë, abuzimi fizik dhe seksual, paragjykimet, shtatëzania e paplanifikuar dhe aborti kanë qenë dhe mbesin probleme reale të shoqërisë sonë Kosovare.

Premiera e parë në kohë pandemie me COVID 19 “Zgjimi i Pranverës” rastis të adresojë mungesën e lirisë kolektive në Kosovë. Kjo shfaqje zgjon nevojën për të ngritur në diskutim tema të tilla “të ndaluara”, për të folur për ndjenjat, seksin dhe përvojat e para teksa ato ndodhin, nevojën për t’i ditur të gjitha, për t’i kuptuar e për t’i përjetuar.

Kjo shfaqje duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj i dedikohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999 në luftën e fundit në Kosovë.
Produksioni: Teatri Kombëtar i Kosovës & Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis

Autor: Frank Wedekind
Adaptimi & Regjia: Zana Hoxha

Aktorët: Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi.

Muzikantët: Alzan Gashi, Arbër Salihu & Drin Tashi.

Koreografia: Robert Nuha
Kostumegrafia: Yllka Brada
Skenografia: Youliana Voykova – Najman
Inspicient: Bajram Mehemtaj
Asistente: Elira Lluka

Spring Awakening – June 2020

Zana Hoxha Laureate e çmimit “Lideret e së Ardhmes” nga Ministria e Jashtme e Francës

25-30.09.2022

E nominuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, Zana Hoxha është nderuar nga shteti francez për angazhimin e saj për barazi gjinore, ngritjen e vetëdijes, emancipim shoqëror dhe të drejtat e grave.

Zana, e cila është regjisore teatri dhe drejtore e Artpolis dhe Festivalit FemArt, qëndroi në Francë nga 25-30 Shtator, 2022 me ç’rast ndau përvojën e saj me personalitete të shquara franceze, por edhe mësoi më shumë mbi diplomacinë feministe franceze.

“Gjatë qëndrimit të saj, ajo tregoi një përkushtim të palëkundur, që iu bëri përshtypje bashkëbisedueseve me angazhimin në punën e saj në Kosovë për barazi dhe për të luftuar kundër çdo lloj diskriminimi dhe dhune ndaj grave”, thuhet në letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Përveç takimeve dhe diskutimeve mbi barazinë gjinore dhe feminizmin, ajo pati një pritje speciale nga institucione shtetërore dhe organizata jo qeveritare në Francë.

“Zgjimi i Pranverës” shfaqja më e mirë e vitit

28.05.2021

Puna e palodhshme e Zana Hoxhës, regjisore e shfaqjes muzikore “Zgjimi i Pranverës” u shpërblye me çmimin shfaqja më e mirë për vitin 2020. Ky çmim u nda nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari për kulturë, Liburn Jupolli.

Kjo shfaqje e krijuar dhe prezantuar gjatë pandemisë arriti suksese edhe në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestivali, me ç’rast fitoi çmimin “Grand Prix” si shfaqja më e mirë. Suksesi i shfaqjes nuk mungoi edhe në festivalin “Moisiu On” në Tiranë, që njërin nga çmimet e rrëmbeu aktorja Arta Muçaj e cila u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, me rolin e saj në shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës”.

Gjatë vitit 2021 janë dhënë disa repriza, Prishtinë, Gjakovë dhe Gjilan si dhe synohet të rrugëtojë edhe në festivalet jashtë Kosovës, përfshirë edhe Festivalin tradicional të teatrit shqiptar në Dibër, Maqedoni.

Shfaqja “Zgjimi i Pranverës” e autorit Frank Wedekind, është me regji dhe adaptim nga Zana Hoxha, prodhuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.

Gratë Trojane (Prezantim)

Projekti ndërkombëtar “Trojanet”, program i teatrit amerikan La Mama nga Nju Jorku tashmë ka mbërritur në Kosovë, për ta jetësuar bashkëpunimin me Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Në kuadër të këtij projekti ne do të bëjmë Prezentimin Publik me arritjet e punëtorisë “Trojanet” në ambientin e EtnoFestit në fshatin Kukaj, më datë 09 shtator (ditë e shtunë) nga ora 19:00, duke mundësuar të gjithë të pranishmëve të ekspozohen ndaj elementeve kulturore të muzikës, vallëzimit dhe historisë të cilat do të finalizohen me shfaqje.

Disa nga artistët dhe artistet të cilat janë pjesë të kësaj punëtoria janë kryesisht emra të njohur të skenës kosovare dhe ndërkombëtare si: Ilire Vinca, Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj, Lulzim Bucolli, Flutur Mustafa, Qendresa Kajtazi, Edlir Gashi, Fisnik Sykaj, Daniela Markaj dhe shumë artist/e të rinj, si: Fjolla Hana, Skender Podvorica, Redon Kika, Alban Goranci, Edon Shileku, Margarita Ukaj, Rajmonda Ahmetaj.

Njëherësh të përfshirë në këtë punëtori janë edhe dhjetëra artiste dhe artistë profesional, muzikantë dhe të reja/rinj nga komuniteti serb në Kosovë të cilët së bashku praktikisht po arrijnë të jetësojnë pjesë nga shfaqja “Trojanet”.

Ky projekt është zhvilluar ndër vite, ndërsa në muajin Maj të 2018-së do të realizohet edhe në festivalin FemArt shfaqja “Trojanet” nga grupi i artistëve dhe artisteve nga të gjithë komunitetet e Kosovës.

Shfaqja “TROJANËT”

25.05.2018

Nga data 28 gusht deri më 10 Shtator, 2017 artistët/et e Teatrit La MaMa në partneritet me Qendrën Artpolis, në teatrin Oda në në Prishtinë dhe në fshatin artistik Kukaj u fokusuan për të ngritur kapacitete të reja të artistëve dhe artisteve në eksplorimin e zërit, muzikës dhe gjesteve, si dhe duke përdorur tekstin nga produksioni i famshëm i La MaMa’s së vitit 1974 “TROJANET”.

Rreth La Mama-së:
Teatri eksperimental La Mama i është dedikuar të gjithë artisteve/ëv kudo nëpër botë. Teatri u themelua në vitin 1961 nga Ellen Steëart, ndërsa tradicionalisht njihet si teatri i të gjitha kulturave botërore. La Mama ka prezantuar më shumë se 150.000 artistë nga mbarë bota në qindra vende të ndryshme. Çdo vit teatri La Mama prezenton mbi 80 produksione, ndërsa vizitohet nga 34.000 vizitorë të të gjitha moshave. Ky teatër përkrahë çdo individë që krijon art duke ju dhënë mundësi promovimi dhe mbështetje financiare.

Shfaqja “TROJANËT” me produksion të Zana Hoxhës mbështetet në një dramë të lashtë greke që nxit një mjedis të favorshëm për të ushqyer dhe forcuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Ajo ndërthur jetën dhe luftën e kohëve të lashta me kohët moderne, duke pasqyruar vuajtjen, dashurinë, jetën, mirëqenien, solidaritetin dhe bashkëpunimin. Kjo shfaqje bazohet në dramën 2500 vjeçare “Trojanet” dhe në temat e saj të luftës, zhvendosjes, dhunës kundër grave, fëmijëve dhe gjenocidit.

Funksioni i teatrit për shekuj me radhë ka qenë gjetja e një arsye dhe ndjenjës së përbashkët të njerëzimit për të krijuar një botë më të mirë. Inskenimi i saj është unik në mënyrën se si ndërveprojnë aktorët dhe publiku. Fuqia e kësaj shfaqje të veçantë është vërtetuar në prezentime gjatë 40 viteve të fundit dhe në më se 30 kombe.

“Trojanet” është e veçantë sepse përdorë një kombinim të punëtorive, provave, prezantimeve, dialogut dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Pjesëmarrja e 30 artistëve dhe aktivistëve rezulton në një bashkëbisedim të përbashkët të gjuhës së paqes, dashurisë dhe solidaritetit që shërben si udhërrëfyes për brezat e ardhshëm të artistëve dhe aktivistëve të kulturës.

Pjesëmarrësit eksperimentojnë me metodat e forcimit të zërit dhe përdorimin e zërit të pastër gjatë këtij programi. Nxënësit eksperimentojnë me gjestet dhe gjuhën e trupit. Artisti(ët) studiojnë muzikën dhe shtojnë këngë, histori dhe lëvizje nga përvojat e tyre personale në material. Partneriteti do të jetë në formën e një ansambli. Një zonë bisede do të sigurohet për procesin e prodhimit, temat e shfaqjes dhe lidhjet me jetën tonë të përditshme.