Teatër

Zana Hoxha në ndërtim të urave të bashkëpunimit përmes IETM Caravan Ljubljana

By 18/03/2024January 29th, 2025No Comments

Nga 14-17 mars 2024, Zana Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Artpolis, mori pjesë në IETM Caravan Ljubljana, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare e arteve performative.

Gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në Ballkan, mbi 60 profesionistë dhe anëtarë ndërkombëtarë të IETM eksploruan skenën e pavarur të arteve performative në Slloveni, përmes paneleve, diskutimeve dhe prezantimeve artistike.

Kjo përvojë ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet skenës artistike të Kosovës dhe artistëve ndërkombëtarë.

Nga kjo vizitë e Hoxhës në Slloveni rezultoi edhe me sjelljen e artistëve ndërkombëtare në edicionin e 12-të të Festivalit FemArt, dhe fillimin e bashkëpunimeve afatgjate për prezantimin e shfaqjeve të Artpolis jashtë vendit.

Artpolis mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të dialogut ndërkulturor dhe fuqizimit të rrjeteve artistike për një ndikim të qëndrueshëm në art dhe shoqëri.