14.07.2023
Në një komunitet të vogël siciliano-amerikan Serafina delle Rose është një grua dhe nënë e zjarrtë dhe e pasionuar. Kur burri i saj Rosario vritet teksa kontrabandonte, Serafina mbyllet nga jeta dhe dashuria.
Ajo i injoron thashethemet e qytetit dhe jeton në hutim derisa vajza e saj Rosa deklaron veten e dashuruar. E frustruar dhe zemërthyer, Serafina sulmon me zemërim këdo që arsyeton me të. Kjo derisa një shofer kamioni arrin në derën e saj. Shfaqja që Tennessee Williams e quajti “loja e tij e dashurisë për botën”, është një përrallë pasionante e bestytnive, premtimeve dhe mundësisë së dashurisë dhe pasionit pas një zemre të thyer.
Tatuazhi i Trëndafilit ofron një komedi të zgjuar dhe interaktive me publikun ndërsa i kujton atyre që të hapin zemrat e tyre dhe të gjejnë shpresën atje ku nuk e presin.
Nën regjinë e Zana Hoxhës, kjo shfaqje vjen si një komedi romantike e cila angazhon Ansamblin resident të Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” dhe aktoren mysafire Aurita Agushi për të adresuar temën e represionit seksual si një temë e fortë dhe e vazhdueshme, mirëpo duke e kthyer historinë e saj në një pasion, romancë dhe shpresë.
Tatuazhi i trëndafilit mbetet një simbol i dashurisë, seksit, cenueshmërisë emocionale dhe riprodhimit.
Kasti
Autor: Tennessee Williams
Regjia: Zana Hoxha
Luajnë: Aurita Agushi, Rifat Smani, Hajat Toçilla, Alban Krasniqi, Xhevdet Doda, Beslidhje bytyqi, Valmira Hoti, Zana Duraku
Koreograf dhe mjeshtri plastike: Robert Nuha
Kostumografe dhe skenografe: Youliana Voykova
Kompozitor: Liburn Jupolli
Shqipëroi: Nehat S Hoxha
Producent: Burim Mustafa
Udhëheqës artisitik: Fatos Berisha
Asistent teknik i regjisë: Alban Çela
Tonist: Flamur Krasniqi
Ndriques: Fikrim Menekshe
Grimi: Canan Cibo
Garderobiere: Vjollca Hoxhaj
Rekuiziter: Arben Rashkaj
Dekorater: Murat javori
Realizimi i skenografisë: Onur Cibo
Teknik i skenës: Shqipe Gollopeni